Numri dy i diplomacisë greke, Dimitris Drucas ka rikonfirmuar qëndrimin e Athinës për të mos njohur pavarësinë e Kosovës.

Drucas ka theksuar se Athina zyrtare mbështet për Kosovën atë zgjidhje të negociuar që është e pranueshme nga të dyja palët.

“Ndonëse GJND publikoi një vendim pro pavarësisë, Greqia, sikurse 4 vendet e tjera të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, do të vazhdojë me qëndrimin e saj”, ka deklaruar Drucas.

Deklaratën e tij ai e bëri pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE, ku paralajmëroi edhe një vizitë në Prishtinë e më pas një tjetër në Beograd.

Top Channel