“Sekti Revolucionar” merr persiper vrasjen e Gjolias

27/07/2010 19:15

Organizata terroriste “Sekti Revolucionar” mori persipër aktin e ekzekutimit të gazetarit investigativ, Sokratis Gjiolias.

Gazeta “TA NEA”, shkruan se nje person i  panjohur i  telefonoi redaksise dhe i tregoi vendin se ku ndodhej komunikata e cila me pas u mor nga reporteret e gazetes. Ne tekstin e shkruar te organizates, merrej persiper autoresia per vrasjen e gazetarit, qe sipas Sektit Revolucionar, konsiderohej si i rrezikshem dhe bashkepunetor i policise.

Ne komunikate, midis te tjerash, organizata kercenon edhe disa prej gazetareve me te njohur ne vend, per te cilet Sekti Revolucionar thote se jane pjese e nje sistemi te kalbur dhe teresisht te korruptuar. Vrasja e Sokratis Gjiolias tronditi gjithe Greqine, pasi ishte vrasja e pare e nje gazetari keto 20 vitet e fundit.

Ai u ekzekutua me 13 plumba jashte shtepise se tij ne Athine. Nderkohe, policia vazhdon hetimet lidhur me kete vrasje. Tashme antiterrori grek, ka zbuluar itenerarin dhe furnizuesin e organizates terroriste me arme dhe se shpejti priten zhvillime te reja lidhur me ngjarjen.

Top Channel