
Policia e Vlorës në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit gjyqësor kanë arrestuar sot kryetarin e Zyrës së Përmbarimit të ketij qyteti, Ernest Shimka për marrje rryshfeti.
Shimka eshte kapur ne flagrance pasi i ka marre nje shtetasi 10 milionë lekë të vjetra me qëllim vënien në lëvizje të një vendimi gjyqësor për shpërblimin e ketij shtetasi nga 1 kompani sigurimesh. Gjatë momentit te arrestimit Shimkës i jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale shuma prej 10 milionë lekesh si dhe disa dokumenta qe lidhen me vepren penale.
Krye permbaruesi do te perballet me akuzen per korrupsion pasiv. Ernest Shimka, 28 vjec, prej tre vjetësh kishte punuar si përmbarues prane kësaj zyre, ndërkohë që tre javë më parë u komandua kryetar i saj.
Top Channel