Vlorë, aksion për mbylljen e diskove të natës

26/07/2010 08:30

Policia e Vlorës ka nisur aksionet për mbylljen e diskove dhe lokaleve të natës. Dje, forca të shumta policie u janë drejtuar të gjitha diskove verore të qytetit bregdetar për mbylljen e tyre, si dhe daljen nga këto ambiente të të gjithë personave që ishin duke “shijuar” jetën e natës.

Shumë nga pronarët e diskove kanë kundërshtuar policinë e rendit, duke i konsideruar të padrejtë masat që po merren nga uniformat blu.

Madje, njëri prej tyre është shoqëruar për në polici, ku është mbajtur disa orë. “Ne punojmë vetëm dy muaj gjatë gjithë vitit. Shumë nga diskot e Vlorës janë ndërtuar jashtë qendrave të banimit dhe muzika e lartë nuk i shqetëson pushuesit. Këto masa po na rrezikojnë të largojnë klientelën, ndaj duhet gjetur një zgjidhje sa më shpejt”, ka thënë Panajot Stefa, pronar i njërës nga diskot e qytetit të Vlorës.

Ndërkohë, pronarët e tjerë ngrenë shqetësimin se urdhri për mbylljen e lokaleve të natës dhe diskove verore, po bëhet mbi bazën e dy kritereve. Ky është viti i gjashtë që diskot në qytetin e Vlorës do të presin pushuesit deri në mesnatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA