Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, në një fjalim të mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës pas kthimit nga SHBA, ka përshëndetur edhe njëherë opinionin e GJND-së mbi pavarësinë.

Duke e vlerësuar me nota maksimale, Thaci është shprehur se vendimi ishte i drejtë dhe shprehu vullnetin e popullit kosovar për liri.

“Ky mendim legjitimoi pavarësinë e Kosovës në tërë botën, duke treguar se shpallja e saj nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, ka deklaruar Thaci.

Më tej kreu i qeverisë kosovare kërkoi nga vendet që kanë qenë në procesin e njohjes së Kosovës ta bëjnë atë, pasi GJND ka dhënë një motiv shtesë për njohjen e pavarësisë.

Top Channel