Shkodër, 38-vjeçari nga Bërdica është vetëvrarë

26/07/2010 08:40

Dashamir Peci, 38-vjeçari i gjetur i vdekur pranë shtëpisë, në fshatin Bërdicë, është vetëvrarë.

Ky ka qenë konkluzioni zyrtar i Policisë së Shkodrës pas hetimeve të kryera dhe në bazë të provave të grumbulluara në 24 orët e fundit.

Burime nga blutë e Shkodrës bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë që pas veprimeve hetimore rezultoi se i përkiste viktimës, armë të cilën ai e mbante pa leje.

Të njëjtat burime saktësojnë se pas përfundimit të autopsisë ka rezultuar se vdekja e 38-vjeçarit është shkaktuar nga një plumb i vetëm, që është gjetur në kokë dhe qitja është kryer nga arma e gjetur në vendin e ngjarjes.

Ajo që e përforcon pistën e vetëvrasjes për policinë është dhe fakti që sipas deklarimeve të familjarëve, kohët e fundit viktima kishte shfaqur shenja depresioni.

Në bazë të këtyre të dhënave, Policia dhe Prokuroria e Shkodrës, duke u bazuar edhe në akt-ekspertizën balistike të armës, ka arritur në përfundimin se Dashamir Peci, është vetëvrarë në kushtet e një tronditje të thellë psikike.

38-vjeçari u gjet i vrarë me armë zjarri mbrëmjen vonë të së shtunës, pak metra larg shtëpisë, në fshatin Bërdicë të Rrethit të Shkodrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA