SHISH, Gjermania e shqetësuar

26/07/2010 19:40

Ambasadori gjerman Bochard e ka cilësuar diskutimin e ligjit për SHISH si një nga cështjet më delikate.

“Presidenti i Parlamentit Gjerman e ka ngritur pyetjen mbi kalimin e ligjit të SHISH qysh herët këtë vit gjatë diskutimit të tij. Do parapëlqeja të theksoj se kjo është një nga cështjet më të ndjeshme në një demokraci që do të thotë të ndash qartë limitet mes politikës dhe shërbimeve sekrete”, thekson ambasadori.

I pyetur per krizën politike, Bochard tha se krerët e dy forcave politike duhet të gjejnë rrugën e kompromisit. “Bashkimi Europian i ka rekomanduar qeverisë dhe opozitës te gjejnë kompromisin që bazohet në kriteret e transparencës dhe kushtetueshmërisë. Se si duhet të jetë ky kompromis u takon të dyja forcave politike ta zgjidhin mes tyre”, shton ai.

Sipas ambasadorit gjerman, kohezgjatja e negociatave per krizen është një ceshje qe e di me mire kryeministri i vendit dhe kreu i opozitës. Keto deklarta Bashard i beri pasi nje takimi qe pati me prefektin e Korces.

Top Channel