Parlamenti i Serbisë do të zhvillojë sot një seancë të posacme mbi cështjen e Kosovës, për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë pas vendimit të GJND-së.

Pritet që debati të jetë i ashpër, pasi disa parti të opozitës kanë akuzuar presidentin dhe qeverinë serbe se kanë mashtruar popullin me politikën e tyre për Kosovën.

Sipas mediave serbe, ato kanë deklaruar se nuk do ta kenë më mbështetjen e qytetarëve për vazhdimin e retorikës në raport me Kosovën.

Në reagimin e tij të parë pas vendimit të GJND-së mbi pavarësinë, presidenti Boris Tadic deklaroi se nuk do ta njihte atë dhe se do ta dërgonte cështjen në OKB.

Top Channel