Ruci: Vendi në krizë, qeveria e paaftë

26/07/2010 11:45

Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci deklaroi se Shqipëria është në krizë politike, në krizë të demokracisë, në krizë ekonomike dhe institucionale dhe kryeministri nuk po bën asgjë për të dalë nga kjo situatë.

Ruci theksoi se opozita ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin prej nje muaji, për korrupsion qeveritar dhe deri më sot nuk ka reagim.

Deputeti Ruci theksoi se ulja e buxhetit vjen nga mosrealizimi i të ardhurave dhe nga paaftësia qeverisëse e korrupsioni qeverisës.

Sipas tij shqiptarët duan të ardhura në dorë, pasi deri më sot ata marrin 242 euro pagë mesatare në muaj, shifrën më të ulët në rajon.

“E gjithë kjo situatë ndodh nga keqqeverisja juaj, sepse këtu po lulëzojnë monopolet, licensat dhe transaksionet korruptive”, u shpreh Ruci.

Menjëherë reagoi Berisha duke theksuar rritja e pensioneve dhe e pagave do të vazhdojë të realizohet nga koalicioni qeveritar, që sipas kryeministrit, duket se do të jetë jetëgjatë.

Top Channel