Ministri i Jashtëm malazez, Milan Rocen ka deklaruar se opinioni i GJND mbi pavarësinë e Kosovës ka një rëndësi të vecantë për rajonin.

“Vlerësimi i GJND-së se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare do t’u japë përgjigje shumë dilemave”, ka pohuar Rocen.

Mali i Zi ka qenë ndër vendet e rajonit që ka njohur pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008, pavarësisht kundërshtimeve të Serbisë.

Javën e kaluar gjykata e Hagës vlerësoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk përbël shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Top Channel