Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka deklaruar se qeveria e tij po i kushtojnë vëmendje të posacme luftës kundër drogës, edhe pse OKB e cilëson maqedoninë si vend tranzit për kalimin e heroinës.

“Lufta kundër drogës do të vazhdojë. Kjo qeveri është e përkushtuar në këtë drejtim dhe nuk e bën punën e saj me fushata, por me aksione konkrete”, ka pohuar Gruevski.

Kreu i qeverisë maqedonase ka theksuar se në katër vitet e fundit në vend janë sekuestruar 2.3 tonelata drogë të llojeve të ndryshme, ndërkohë që janë hapur rreth 1700 cështje penale.

Në një raport të sajin agjencia kundër drogës dhe krimit në OKB vlerësonte se cdo vit në Maqedoni kalojnë rreth 25 tonelata drogë nga Afganistani drejt vendeve të BE.

Top Channel