
Nje tragjedi familjare ka tronditur komunitetin e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në qytetin Pirgos të Peloponezit.
Dy anëtarë të së njëjtës familje, at e bir, janë mbytur në det pasditen e së dielës. Sipas burimeve lokale, fillimisht ishte djali i familjes, 17 vjec, i cili kerkoi ndihmen e te atit per te dale nga deti, pasi nuk ndihej mire. Ky i fundit u hodh menjehere ne uje, por nuk e gjeti dot adoleshentin.
42 vjecari duket se ka pesuar nje infarkt e ka humbur jeten. Pushues te tjere qe ndodheshin aty prane u zhyten ne det per t’i ndihmuar, por kane nxjerre vetem trupin e pajete te 42 vjecarit me origjine nga Lushnja.
Kerkimet per trupin e te riut vezhdojne. Roja Bregdetare tha se tashme nuk ka asnje shprese qe 17 vjecari te jete ende gjalle. Per t’i ardhur ne ndihme familjes se dy viktimave, dhjetra emigrante qe jetojne ne kete zone kane nisur te dhurojne nga 50 euro secili ne menyre qe te grumbullojne Shumen e 3.000 eurove, qe nevojitet per kthimin e trupave ne atdhe.
Top Channel