
Pas një grindjeje në shtepi, ish-gruaja së bashku me djalin masakruan për vdekje një 48 vjeçar nga Fieri, ndërsa, në orët e vona të së dielës policia arrestoi dy të dyshuarit si autorë të krimit.
Viktima Ylli Zeqo, 48 vjec ishte baba i dy fëmijëve, i divorcuar një vit më pare. Sipas policise, 48 vjecari, i cili jetonte i vetëm, është goditur me 9 thika pasditen e se premtes, javen e kaluar.
Burimet nga policia thane se para krimit, cifti kishte debatuar mbi problemet e detyrimit të ish-bashkëshortëve për mbajtjen e fëmijëve si dhe probleme ende të pazgjidhura të pasurisë së pakët që kishin.
Policia tha se gjatë goditjes me thika mbi 48 vjeçarin, ish-gruaja është ndihmuar dhe nga djali 16 vjeçar. Krimi u mësua te dielen paradite pas njoftimit që djali i viktimës bëri në polici.
Top Channel