Durrës, aksidentohet në karusel 15 vjecari

26/07/2010 09:20

Një 15 vjecar u aksidentua shumë rëndë pasi u rrëzua nga një karusel në lodrat e vendosura në shëtitoren “Taulantia”, anës detit në qytetin e Durrësit.

Adoleshenti, emri i të cilit është J. Kambo, gjatë kohës së rrotullimit kishte hequr rripin e sigurimit duke dalë nga ndenjësja e tij dhe duke përfunduar në muret rrethues që ndajnë shëtitoren nga bregu i detit.

Disa qytetarë e transportuan drejt spitalit rajonal të Durrësit, ndërsa gjëndja e tij shumë e rëndë i detyroi mjekët ta nisin drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës.

Policia shkoi në vendngjarje, ndërsa administratori i karuselit u largua nga vendi i ngjarjes dhe po kërkohet nga organet e rendit.

Top Channel