Politikani i moderuar serb, Vuk Drashkovic ka shprehur bindjen e tij se pas vendimit të GJND-së nuk do të vonojë anëtarësimi i Kosovës në OKB.

Sipas Drashkovic, vendet anëtare do ta pranojnë shtetin e ri pas opinionit se pavarësia e tij nuk bie në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

“Serbia duhet të respektojë mendimin e GJND-së për pavarësinë e Kosovës, të ndryshojë strategjinë shtetërore ndaj saj dhe t’i përshtatet qëllimeve reale”, ka pohuar Drashkovic.

Ai ka shtuar më tej se Serbia nuk është e detyruar të njohë Kosovën, ashtu sikundër Kina Tajvanin, por duhet të bashkëpunojë me të.

Top Channel