Berisha në kuvend: Shkurtim të shpenzimeve

26/07/2010 11:30

Kryeministri Sali Berisha gjatë diskutimit për ndryshimet në buxhet deklaroi se janë bërë shkurtime të mëdha të shpenzimeve të administratës.

Duke folur në kuvend me tone disi të ashpra, Berisha theksoi se në kuadrin e krizës evropiane qeveria shqiptare vendosi të frenojë më cdo kusht rritjen e borxhit publik.

Berisha e quajti skandaloze konstatimin e bërë sipas tij nga opozita, se rritja e pensioneve është veprim kriminal.

“Në shkurtuam shpenzimet dhe 45 milionë euro u përdorën për rritjen e rrogave dhe pensioneve të shqiptarëve. Më gjeni cili vend ka berë këtë rritje të rrogave dhe pensioneve sic ka ndodhur në Shqipëri”, tha Berisha.

Sipas tij rritjet nuk janë bërë për qëllime elektorale, por për qëllime të gjithanshme. Berisha theksoi se eshte dyfishuar fatura sociale për ndihmën ekonomike dhe invalidët.

“Më mirë krijoni një komision hetimor dhe të shihni shifrat, por mos bëni nihilizëm si doktrinën tuaj”, tha Berisha.

Top Channel