Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE do të mblidhen sot në Bruksel për të diskutuar mbi cështjen e Kosovës, pas vendimit të GJND-së.

Pritet që ministrat t’i ofrojnë Prishtinës dhe Beogradit mbështetje të plotë politike për dialog, për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe për një të ardhme më të mirë.

Belgjika, e cila kryeson dhe presidencën e radhës të BE, i ka bërë të qartë Beogradit se ajo që i intereson tani është sjellja e Serbisë pas vendimit të GJND-së.

Javën e kaluar gjykata në fjalë vlerësoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk përbël shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Top Channel