Shitja e pronave të ushtrisë

25/07/2010 17:15

Partia Socialiste ka vijuar akuzat ndaj qeverisë për proçesin e privatizimit të pronave të ushtrisë në të gjithë vendin.

Deputeti Eduard Shalsi ka qënë në Kodër-Kamëz nga ku theksoi se pavarësisht një kërkese të Bashkisë së kryeqytetit për të shndërruar në shkollë një ish-repart ushtarak të rrënuar, ambienti i kërkuar është nxjerrë në proçes privatizimi duke lënë në këtë mënyrë të gjithë komunitetin e kësaj zone pa mundësine për të patur një investim të tillë.

“Kemi gati projektin i cili do t’i jepte këtij komuniteti një shkollë moderne europiane. Ndërkohë që shohim se krejt paprimtas listës së objekteve në proçes privatizimi i është shtuar edhe reparti ushtarak 3030 Kamëz, Tiranë. Shikoni se çfarë hipokrizie, çfarë demagogjie, nga njëra anë kërkojnë nga Bashkia e Tiranës më shumë shkolla, çerdhe e kopështe, nga ana tjetër rrëmbejnë dhe përpiqen të rrëmbejnë dita ditës troje të dëstinuara për funksione publike”, deklaroi deputeti Shalsi.

Në emër të Partisë Socialiste deputeti Shalsi paralajmëroi sërish se me ardhjen në pushtet të opozitës të gjitha privatizimet e kryera në mënyrë abuzive dhe korruptive do të anulohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA