Lezhë, spitali pa rrugë

25/07/2010 14:35

Rruga e spitalit për vite me radhë ka qenë një nga problemet me të mëdha të qyetit.

Bashkia shpesh ka pohuar se terreni i veshtirë por edhe kostoja e kanë bërë të pamundur rindërtimin e saj, kjo edhe për faktin se spitali duke qenë rajonal, kostoja i mbetej vetem Bashkisë së Lezhës. Por edhe lajmi i mire, i perfshirjes se kesaj rruge ne projektet e qeverise nuk zgjati shume.

Rikonstruksioni i rruges se spitalit eshte nje nga viktimat e reduktimit te buxhetit, i cili prek me se shumti ndertimin e rrugeve. Aksi ne fjale ka qene shpesh pjese e premtimeve pozitive. Kryebashkiaku Tushaj i cili shpesh ka theksuar se ky aks eshte prioritet eshte shprehur se eshte i sigurt se aksi do ta kete financimin dhe te shpejte madje.

Ai thekson se bashkepunim si dhe kontakte ka pasur te shumta edhe me Fondin Shqiptar te Zhvillimit. Deri ne gjetjen e nje zgjidhjeje, kjo rruge do te vazhdoje te degradoje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA