Vrasja e dyfishtë pas grindjeve në familje

24/07/2010 12:30

Një 48-vjecar nga fshati Samrish i Shkodres ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij dhe të bijën 17-vjecare duke gdhire kjo e shtunë, ndërsa menjëherë pas këtij krimi në familje ai ka formuar numrin e policisë për të denoncuar vrasjen e dyfishtë.

Pjeter Rrjolli eshte gjetur nga policia me armen tip pistolete ne dore ne skenen e krimit, ne pritje per t’u vetdorezuar. Viktima te debatit dhe zenkave te perhershme mes ciftit jane bashkeshortja e vrasesit, Mina Rrjolli 40 vjece dhe vajza e tyre 17 vjecare Kristina Rrjolli. Policia deklaroi per Top Channel se cifti ka patur shpesh zenka per motive te dobeta.

Ne kete perfundim hetuesit kane dale ne baze te rrefimit te vete autorit te krimit. Pas vrasjes se dyfishte Pjeter Rrjolli i tha policise se kishte qelluar mbi te shoqen per shkaqe xhelozie. Ai ka pranuar se rreth ores 5 te mengjesit ka nisur te debatoje me bashkeshorten dhe ne ato momente eshte zgjuar vajza e tyre e cila ka nderhyre ne dhomen e gjumit te cifit, per t’i qetesuar. Policia thote se ne gjaknxehtesi e siper Pjetër Rrjolli ka qelluar mbi gruan dhe te bijen duke i lene te dyja te vrara ne vend. Cifti jetonte ne fshatin Samrish i ri te komunes Dajc i Shkodres, vetem me vajzen e tyre Kristinen, nderkohe qe dy djemte e tyre ishin emigrante ne Itali.

Policia jo zyrtarisht ka perfshire ne shkaqet e grindjeve mes cifitit edhe kushtet e veshtira ekonimike, ndersa ka hedhur poshte dyshimet paraprake se autori mund te kete qene nen efektin e alkoolit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA