Qeveria ka vendosur dje me një VKM kalimin e pasurive të paluajtshme, apartamente, lokale, mjedise shërbimi, në pronësi të “INSIG” sh.a., regjistruar në nr.hipotekor 7792, datë 13.10.1995, të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Entin Kombëtar të Banesave.
Po ashtu është miratuar kalimi në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Entin Kombëtar të Banesave, të pronës së paluajtshme shtetërore, objektit “ish-Kopshti nr.26”, në rrugën “Kostaq Cipo”, Tiranë.
Sipas vendimit, ngarkohet Enti Kombëtar i Banesave të lidhë kontratat e privatizimit me banorët, sipas kushteve të privatizimit, të përcaktuara me udhëzim të veçantë të ministrit të Punëve Publike.
Top Channel