Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaci ka deklaruar se vendimi i Hagës për rigjykimin e Haradinajt është një “ngatërrim i drejtësisë”.

Deklaratën e tij Thaci e bëri sot në Prishtinë, ku po qëndron me ftesë të nënkryetarit të AAK-së, Blerim Shala.

Drejtuesit e AAK-së kanë shprehur bindjen e tyre se edhe këtë herë Haradinaj do të shpallet i pafajshëm nga Apeli i gjykatës.

Apeli vendosi pak ditë më parë rikthimin e Haradinajt në burg, me pretendimin se procesi i kryer ndaj tij në shkallën e parë nuk kishte qenë objektiv për shkak të intimidimit të dëshmitarëve.

Top Channel