Shkodër, ekzekutim me armë zjarri në Bërdicë

24/07/2010 21:05

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Bërdicë, në qytetin verior të Shkodrës.

Burime policore lokale njoftojnë se shtetasi Dashamir Peci, 38 vjec, është qëlluar disa herë me pistoletë duke gjetur vdekjen.

Sipas burimeve, agjentët e anti-krimit kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e shkaqeve të ekzekutimit.

Burimet shtojnë më tej se uniformat blu shpresojnë tek provat që po mblidhen në vendin e ngjarjes, që është dhe fare pranë shtëpisë së viktimës.

Mëngjesin e sotëm, po në qarkun e Shkodrës, një 48 vjecar qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij dhe vajzën 17 vjecare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA