SHISH, Majko: Në rrezik anëtarësimi në NATO

24/07/2010 16:25

Ish-ministrat e Mbrojtjes të mazhorancës dhe opozitës shprehen se cdo ligj për SHISH duhet të kryhet në konsultim të ngushtë me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Por per Pandeli Majkon, ish-ministrin socialist veprimet aktuale te qeverise kane sjelle sinjale te forta shqetesimi per pasojat qe mund te kete per vendin ne raport me aleancen miratimi i ketij ligji ne menyre te njeanshme.

Ai paralajmeroi sanksione te forta ne rast mos terheqje nga kjo inisiative e cila sipas tij mund te rrezikoje statusin e Shqiperise ne aleance.

“Opozita ne keto momente po kerkon te respektohet marreveshja e anetaresimit ne NATO që do të thotë se Shqiperia cështjen e sovranitetit te sigurise e ka ndare me NATO-n dhe konsulta me NATO-n per ligjin per SHISH mbetet esenciale dhe e pazevendesueshme. Kemi te bejme me nje problem jo me teknik por politik dhe nga ato qe di une mund te diskutohet statusi i anetarit te NATO-s”, u shpreh Majko.

Ndersa vlereson se mazhoranca ka nje marredhenie te ngushte bashkepunimi me NATO-n, ish-ministri tjeter i mbrojtjes dhe kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu megjithate thekson se konsultimi eshte nje moment kyc, i cili ne asnje moment nuk duhet anashkaluar.

“Unë mendoj qe shenimi i NOS patjeter qe duhet te jape vleresimin e vet. Une uroj qe te jete bere konsulta dhe nese jo uroj te behet ajo qe ështe e domosdoshme”, tha Mediu.

Persa i perket qendrimit te shprehur nga SHBA nepermjet ambasadorit Withers , zoti Mediu ka nje vlerësim te qarte.

“Besoj qe cdo marrëdhenie qe ne kemi krijuar ne bashkepunim me NATO-n e ka patur keshillimin e SHBA-së ne reformen e inteligjences dhe ne reformen e forcave te armatosura ne menyre permanente dhe si e tille besoj se padyshim zeri i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne kete proces ka nje vlere te jashtezakonshme”, tha Mediu.

Nje dite me pare edhe kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ne nje interviste per top channel theksoi qarte se forca qe ai drejton nuk do te votoje projektligjin e SHISH  deri ne momentin kur do te perfundojne konsultimet me NATO-n. Sipas tij ajo eshte nje inisiative ligjore e cila kerkon kohe, pjekuri dhe bashkepunim.

Top Channel