Në plazhin e Orikumit

24/07/2010 21:50

Plazhi i Orikumit duket se këtë vit ka qenë një zgjedhje e mirë për shumë pushues vendas dhe të huaj.

Ata shprehen se kjo pjesë e bregdetit të Jonit është mjaft tërheqëse pasi u ofrohen dhe të gjitha kushtet dhe komoditetet e nevojshme.

Sipas pushuesve, këtë vit është rritur niveli i pastërtisë jo vetëm në plazh, por edhe në zonat përreth.

Ata gjithashtu thonë se policia ka marrë masa për të mos lejuar motorët e ujit të qarkullojnë afër bregut.

Por edhe pse kushtet që ofrohen në plazh kanë pasur përmirësim të ndjeshëm, sipas pushuesve vazhdon të ngelet shqetësim rruga që të con për në këtë plazh, në të cilën aktualisht po kryhen punime për rikonstruktimin e saj.

Për problemin e rrugës, kryetari i bashkisë së Orikumit, Kanan Braho thotë se punimet për rikonstruktimin e kësaj pjese do të mbarojnë brenda datës 1 gusht, duke siguruar kështu edhe infrastrukturë cilësore për këtë pjesë turistike të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA