METE: Rama të bëjë testin e drogës

24/07/2010 19:55

Ministria e Energjitikës ka sulmuar kreun e opozitës dhe të bashkisë së Tiranës, Edi Rama pas akuzave të tij për krizën ekonomike, dhe serish ka kërkuar që të deklarojë analizat e gjakut.

“Jemi dëshmitarë se dhjetra investitorë po investojnë e po hapin vende pune në Shqipëri, ndërkohë që Rama hap panik për të fshehur problemet me drogën dhe paratë e fshehura. I bëjmë thirrje t’i lërë pallavrat me dhurim gjaku, pasi ka vetëm një analizë që bëhet në institucione të specializuara që mund të vërtetojnë përdorimin ose jo të drogës”, ka deklaruar Besian Pesha, drejtor i përgjithshëm në METE.

Por bashkia nga ana e saj, pas padisë ndaj ministrit Prifti dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të mazhorancës, ka kërkuar nga gjykata të nisë proceset gjyqësore për shpifje.

“Presim të shqyrtohen paditë ndaj tw paditurve Sali Berisha, Sokol Olldashi, Aldo Bumci, Ferdinand Poni, Gerti Bogdani, Lajla Përnaska, Erla Mëhilli dhe Dritan Prifti. Iu bëjmë thirrje gjyqtarëve, qw paguhen nga taksat e qytetarwve, të zbardhin të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, ka deklaruar zëdhënësi i bashkisë, Florion Seriani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA