Meta: Kufizim të mandatit të kreut të SHISH

24/07/2010 15:55

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka shfaqur një qëndrim të përafert me kryeministrin Berisha duke deklaruar të shtunën se është në favor të kufizimit të mandatit të kryetarit të Shërbimit Informativ Kombëtar.

“Është tepër parimore që cdo zyrtar i lartë të ketë mandate të përcaktuar, dhe për institucionin në fjalë kjo është mëse normale. Duhet të vendoset një afat ligjor në kuadër të një rregullimi dhe përcaktimi ligjor që garanton qëndrueshmërinë dhe pavarësinë e këtij institucioni. Unë e kam theksuar rëndësinë që cdo ndryshim të bëhet në konsulencë me aleancën”, tha Meta.

Por ai ka perseritur edhe qendrimin se cdo ndryshim ne ligj duhet të bëhet në konsultim me strukturat dhe aleatet e NATO-s.

“Qëndrimi ynë është parimor dhe unë besoj se procesi i konsultimeve me aleancën do të vijojë në mënyrë konstruktive”, u shpreh Meta.

Top Channel