Ligji i SHISH, Topi: Luajal i parimeve të NATO-s

24/07/2010 11:35

Presidenti i Republikës Bamir Topi deklaroi se mbetet luajal i parimeve thelbësore të Aleancës së NATO-s.

Këtë përgjigje ai e dha pasi u pyet nëse do të dekretonte ligjin  aq të debatuar të SHISH që tashmë ka përcarë edhe mazhorancën, nëse kuvendi do ta kalonte atë.

“Unë nuk mund të paragjykoj asnjë lloj vendimi të kuvendit, presidenti flet kur ka një vendimmarrje të kuvendit”, tha Topi.

Për ligjin e SHISH-it, tashmë Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur qëndrimin e saj kundër dhe ka kërkuar fillimisht konsultimin me NATO-n për hartimin sa më të mirë të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA