Durrës, gjoba lokaleve për ndotjen akustike

24/07/2010 00:20

Ministria e Mjedisit bashkë me policinë e rrethit të Durrësit kanë ndërmarrë një aksion të beftë në orët e vona të së premtes kundër ndotjes akustike në zonën e plazhit në Durrës dhe Golem.

Sipas njoftimeve autoritetet kanë gjobitur nga 30 mijë deri në 50 mijë lekë të reja dhjetra lokale për prishje të qetësisë në zonën e plazhit në Durrës si dhe në Golem.

Aksioni i shoqëruar nga inspektorë të Ministrisë së Mjedisit dhe forca të shumta të rendit pritet të ndërmerret edhe në ditët në vijim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA