Berisha: Kreu i SHISH-it me mandat

24/07/2010 15:45

Në prononcimin e tij të parë për cështjen e Shërbimit Informativ Shtetëror kryeministri Sali Berisha deklaroi qëndrimin e tij, sipas të cilit nuk do të ketë asnjë zyrtar pa mandat në institucionet shtetërore.

Kjo deklarate nenkupton vullnetin per te ndryshuar ligjin, te pakten sa i perket kufizimit te mandatit te kreut te Shërbimit Informativ Shteteror. Nje ndryshim qe nuk dihet ende nese do te kaloje ne seancen e së hënës në Kuvend.

“Në këtë vend nuk do të ketë zyrtarë të lartë të emëruar pa mandate. Ky është një qëndrim përfundimtar i imi. Vendet e NATO-s në tërësinë e tyre kanë të gjithë zyrtarët pa përjashtim me mandate të ndryshme, që janë një normë dhe një standard i vendeve demokratike”, tha Berisha.

Top Channel