Ambasadori Dervishi paraqet kredencialet
24/07/2010 12:10
Ambasadori i ri i Shqipërisë në Greqi,Dashnor Dervishi paraqiti kredencialet e tij,prane presidentit grek, Karolos Papulias.
Gjate ceremonisë, Presidenti Grek shprehu kënaqësinë që po priste përfaqësuesin e lartë të Shqipërisë, si një nga fqinjët e rëndësishëm të Greqisë. Z. Papulias theksoi edhe një herë se, Greqia ka qenë dhe mbetet avokati më i mirë i Shqipërisë me mbështetjen e saj për integrimin e plotë në BE dhe heqjen e vizave në zonën Shengen.
Presidenti grek shprehu dëshiren per te vizituar se shpejti Shqipërinë.
Top Channel