Spiuni rus: Dua të kthehem në shtëpi

23/07/2010 10:20

Eksperti bërthamor rus, që u lirua nga burgu dhe u dërgua në Britani në kuadër të shkëmbimit mes Uashingtonit dhe Moskës, ka deklaruar se dëshiron të kthehet në shtëpinë e tij në Rusi.

Igor Sutyagin, 45 vjec, thotë se dëshiron të shohë bashkëshorten dhe fëmijët e tij, si dhe të rregullojë kopshtin e shtëpisë së tij në Obninsk.

Ai e theu heshtjen përmes një deklarate të bërë nga i vëllai që jeton në Moskë, pas lirimit të tij më 9 korrik, pas 11 vitesh burg të kryera në Rusi.

Sutyagin u lirua bashkë me tre persona të tjerë, edhe ata të akuzuar se kanë spiunuar në favor të SHBA.

Ai akuzohej se i ka dorëzuar informacione sekrete mbi nëndetëset ruse një kompanie britanike, që në fakt ishte një mbulesë e CIA-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA