SHISH, SHBA kundër ndryshimeve në ligj

23/07/2010 19:35

Shtetet e Bashkuara të Amerikes e kanë shprehur qartë dhe prerë kundërshtimin e tyre për ndryshimet e qeverisë në ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror.

Ndërsa projektligji i qeverisë u kthye në menyrë të beftë në rendin e ditës të punimeve të Kuvendit, duke shkaktuar një tjetër perplasje të fortë edhe brenda mazhorancës, ambasadori amerikan, Xhon Uidhers nga Kukësi u shpreh se qendrimin i SHBA-ve është bërë i ditur muaj më parë dhe nuk ka ndryshuar asnjë presje prej atëherë.

“Lidhur me Shërbimin Informativ Kombëtar, ajo që unë mund të them është se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i njohur, atë mund ta gjeni edhe në faqen tonë në internet”, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA