SHBA: Kundër ligjit të SHISH

23/07/2010 23:10

Shtetet e Bashkuara vazhdojne të kenë të njëjtin qendrim të pandryshuar në lidhje me ligjin për SHISH. Ambasadori Xhon Uithers u shpreh se për këtë ligj ambasada e ka dhënë opinionin e saj. (UPDATE)

Zoti Uithers i bëri këto komente nga Kukësi, ku ishte për një vizitë në kuadrin e takimeve që po kryen nëpër Shqipëri, pas përfundimit të misionit të tij diplomatik.

“Lidhur me Shërbimin Informativ kombëtar, ajo që unë mund të them është se qendrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i njohur, atë mund ta gjeni edhe në faqen tonë në internet”, nisi fjalën e tij Uithers

Gjatë vizitës në Kukës z. Uithers komentoi edhe vendimin e djeshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

“Vendimi i gjykatës sigurisht që ishte një vendim i shkëlqyer, ndërsa përsa i përket SHBA-së, sigurisht ky ishte një vendim që ne kishim arritur shumë vite më parë. Unë personalisht mendoj se ky vendim do të ketë një rol të rëndësishëm përsa i përket zhvillimit të mëtejshëm të Kosovës dhe rolit të saj si një partner në marrëdhëniet ndërkombëtare në mbarë botën. Shpresojmë gjithashtu që ky zhvillim do ta ndihmojë Kosovën të bëhet anëtare më të drejta të plota në një numër institucionesh ndërkombëtare.  Në shpresojmë gjithashtu se ky ky do të jetë një element tjetër që do të kontribuojë më tej në rolin që unë besoj se ka Kosova e pavarur, në paqen dhe stabilitetin e rajonit”, vijoi më tej në fjalën e tij diplomati amerikan.

Më tej Uithers tha se GJND i ka dhënë fund kështu çdo hamendjeje për statusin e Kosovës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA