Rumania ka deklaruar se nuk ka ndërmend të njohë Kosovën pavarësisht vendimit pozitiv të GJND-së mbi pavarësinë e saj.

“Rikonfirmojmë qëndrimin e shprehur vazhdimisht në vitet e fundit se nuk do ta njohim Kosovën si shtet të pavarur”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme rumune.

Sipas qeverisë rumune, gjykata e Hagës nuk e ka trajtuar si duhet cështjen e Kosovës, të dërguar nga Serbia.

“Ne respektojmë ligjin ndërkombëtar dhe GJND-në, por ajo e ka trajtuar shumë ngushtë cështjen”, thuhet më tej në komunikatë. Më tej në të i bëhet thirrje Serbisë dhe Kosovës që të nisin bashkëpunimin për cështjet praktike.

Top Channel