Rrëshen, vrasje në qendër të qytetit

23/07/2010 23:35

Të shtëna armësh në qender të qytetit të Rrëshenit në rrethin e Mirditës i kanë marrë jetën 25 vjeçarit Luan Gjoka.

Sipas policisë së rrethit Mirditë, të shtënat ndodhen rreth orës 20:00 në afërsi të spitalit mes disa të rinjve. Nga plumbat e shkëmbyer ka gjetur vdekjen Luan Gjoka, vjeç 25. Përplasja me armë njoftohet se ka ndodhur për motive banale. Uniformat blu njoftuan gjithashtu se kanë identifikuar autorin e ngjarjes së rëndë, ai është shtetasi Sokol Shytani vjeç 24 dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërkaq në Lezhë, autori i vrasjes së Fabian Nikajt, ndodhur në orët e para të së premtes në një piceri u vetëdorëzua në polici. Sipas burimeve ai është shtetasi Erind Mrruku. Mrruku ka qëlluar disa herë me armë Nikajn pas një grindjeje për motive banale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA