Paris, vapa than rubinetat
23/07/2010 17:35
Vapa e madhe e kësaj vere po shkakton një kaos të vertëtë në rubinetat e ujit të parizienëve.
Kryebashkiaku i qytetit më të madh francez ka bërë thirrje që qytatarët të tregohen më të kursyer me ujin për shkak të thatësirës. Situata cilësohet si kritike për shkak të vapës së madhe.
Dy lumenjtë që furnizojnë tubacionet e Parisit janë pothuajse ne fund. Lunain zbriti poshtë kufirit kritik, ndërsa Vanne është pranë tharjes.
Top Channel