Kina shqyrton politikën e dënimit me vdekje

23/07/2010 10:30

Kina po shqyrton mundësinë e uljes së numrit të krimeve që shoqërohen me dënimin me vdekje.

Organi më i lartë ligjvënës i vendit do të debatojë mbi një projekt/amendament mbi ligjin për krimet muajin e ardhshëm, bëjnë të ditur agjencitë lokale të lajmeve.

Aktualisht në Kinë janë 68 llojet e krimit që shoqërohen me dënimin me vdekje. Një profesor i fakultetit të juridikut në Pekin, i cituar nga gazeta “South Weekend”, thotë se një gjë e tillë është e panevojshme pasi dëmton imazhin global të Kinës.

Pekini nuk i publikon shifrat e ekzekutimeve, por Amnesty International vlerëson se Kina ekzekutoi disa mijëra persona në vitin 2009.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA