“Cheonan”, Koreja e Veriut pranon takim me ndërkombëtarët

23/07/2010 01:15

Koreja e Veriut ka pranuar bisedimet me ndërkombëtarët mbi mbytjen e anijes korano-jugore “Cheonan” në muajin mars të këtij viti ku 46 marinarë të Seulit humbën jetën.

Bisedimet do të mbahen ditën e sotme mes oficerëve të lartë ushtarakë të SHBA-së, të dërguarve të OKB-së dhe Penianit në Panmunjom, në zonën e demilitarizuar në kufirin mes dy koreve.

Ky do të jetë takimi i dytë mes dy palëve ku do të diskutohet mbytja e anijes “Cheonan” për të cilën një hetim ndërkombëtar fajëson Korenë e Veriut, e cila nga ana e saj ka mohuar përfshirjen në incident dhe ka kërcënuar disa herë se rasti në fjalë mund të çojë në një ballafaqim ushtarak katastrofik gadishullin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA