Bankat, sot rezultatet e testit të stresit

23/07/2010 11:30

Gjendja e bankave evropiane do të vlerësohet kur rezultatet e të ashtuquajturit testi i stresit do të publikohen më vonë gjatë ditës.

Rezultatet e testit të kryer mbi 91 banka në të gjithë Evropën do të publikohen përmes një lëvizjeje të projektuar për të siguruar investitorët mbi shëndetin e mirë të sektorëve financiarë të kontinentit.

Testet do të përcaktojnë nëse bankat do të jenë në gjendje t’u mbijetojnë krizave të ardhshme ekonomike.

Katër bankat më të mëdha britanike, RBS, Lloyds, HSBC dhe Barclays, janë mes bankave të testuara. Autoriteti i Shërbimeve Financiare ka deklaruar se pret që bankat britanike ta kalojnë testin.

Edhe bankat e kursimit në Gjermani e Spanjë, të cilat konsiderohen si më të brishta nga analistët, janë përfshirë gjithashtu ne test.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA