Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton ka shprehur gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, pas shpalljes së mendimit për Kosovën nga ana e GJND-së.

Ashton gatishmërinë e ka shprehur në bisedat telefonike që ka pasur me presidentin serb Boris Tadiç dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, sipas INA-s, ka njoftuar se pas mendimit të GJND-së, të gjitha vendet anëtare kanë shprehur një qëndrim të përbashkët rreth këtij vendimi të gjykatës ndërkombëtare.

Top Channel