Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës konsiderojnë se është bërë punë jashtëzakonisht efektive në kthimin e të zhvendosurve serbë nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa premtojnë se brenda vitit do të kthehet edhe një numër i konsiderueshëm i të zhvendosurve serbë, me rreth 500 familje.

Qeveria e Kosovës jep garanci për kushte të mira edhe në sektorin e sigurisë, që dëshmon se kthimi nuk është vetëm simbolik por edhe i qëndrueshëm.

Visar Reka, këshilltar i ministrit për Kthim dhe Komunitete tha se Qeveria e Kosovës e ka strategjinë për çështjen e kthimit, në të cilën janë të përshkruara të gjitha modalitetet për zbatimin e politikave të kthimit.

Edhe kryetari i Partisë Liberale Serbe Slobodan Petrovic, i cili është anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës konsideron se Kosova ka krijuar kushte për kthimin e të gjithë të zhvendosurve.

Top Channel