Nuk ka vonuar shumë dhe vendimi i GJND-së që shpall legjitime pavarësinë e Kosovës ka bërë xhiron e botës, duke dalë në plan të parë në mediat ndërkombëtare.

“Pavarësia e Kosovës nuk shkel ligjin”, shkruan agjencia italiane e lajmeve ANSA, e cila në paragrafin e parë të saj shpreh gjithashtu gatishmërinë e Prishtinës për të biseduar me Beogradin dhe qëndrimin e këtij të fundit për ta cuar cështjen në OKB.

“Pavarësia e Kosovës nuk është ilegale”, thotë BBC, e cila nënvizon se vendimi i GJND-së hedh poshtë pretendimet se pavarësia përbën precedent të rrezikshëm për separatistët.

Ndërsa CNN, duke cituar deklaratën e presidentit të GJND-së shkruan: “Pavarësia legjitime”. “Deklarata e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008 nuk shkeli ligjin ndërkombëtar”, shkruan rrjeti informativ amerikan.

Agjencive të sipërpërmendura u është bashkuar edhe prestigjozja Reuters, e cila shkruan se, “Mendimi mbi pavarësinë e Kosovës ishte pozitiv”.

Top Channel