Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden.

Në takim, kreu i qeverise kosovare dhe numri dy i administrates amerikane diskutuan mbi zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, proçeset e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik si dhe  përmbushjen e të gjitha standardeve demokratike nga ana e institucioneve të Kosovës.

Thaçi në fillim shprehu konsideratën dhe mirënjohjen më të lartë për kontributin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë në arritjen e  pavarësisë, dhe pas kësaj në proçesin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Biden nga ana e tij shprehu bindjen se pas marrjes së vendimit nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, do të fillojë një valë e re e njohjeve për shtetin e Kosovës, duke dëshmuar kështu se pavarësia e saj ka sjellë më shumë paqe, më shumë stabilitet dhe më shumë zhvillim për të gjithë rajonin.

Ai rikonfirmoi edhe një hërë qendrimin e Shteteve të Bashkuara se mëvetësia e Kosovës është një proçes i pakthyeshëm dhe se do të ketë vetëm ecje përpara drejt proçeseve integruese të saj dhe të gjithë vendeve të rajonit.
 

Top Channel