SHBA rinis bashkëpunimin e sigurisë me forcat indoneziane

22/07/2010 12:40

Shtetet e Bashkuara do të rifillojnë bashkëpunimin e sigurisë me forcat speciale të Indonezisë, marrëdhëniet me të cilat ishin ndërprerë më shumë se një dekadë më parë.

Forcat speciale indoneziane janë akuzuar për dhunë në rajonin e Timorit Lindor, rajon që fitoi pavarësinë disa vite më parë.

Lajmi i bashkëpunimit u bë publik nga shefi i Pentagonit, Robert Gejts, pas takimit në Xhakarta me presidentin e Indonezisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA