Beogradi zyrtar ka përgatitur një plan veprimi për të penguar njohjen e Kosovës pas opinionit të GJND-së, e cila vlerësoi se shpallja e pavarësisë nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave përmes planit në fjalë Serbia synon gjithashtu që të marrë pëlqimin nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së për negociata të reja me palën kosovare.

Kështu, në kuadër të planit Beogradi do të dërgojë 50 emisarë në ato vende që nuk e kanë njohur ende shtetin e ri.

Qeveria serbe do të mëshojë për një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët, e cila sipas saj do të mund të vendoste paqe dhe stabilitet në Ballkan.

Top Channel