Përmbytjet në Kinë, të paktën 700 viktima

22/07/2010 09:25

Më shumë se 100 milionë njerëz të prekur, 701 të vdekur, qindra të zhdukur, mijëra shtëpi të shkatërruara dhe dëme ekonomik prej 21 miliarde dollare. Ështe ky  bilanci i përkohshëm i përmbytjeve në Kinë, dhe duket se do të përkeqësohen me ardhjen e sezonit të tajfuneve. Tajfuni Chantu, i dyti në një javë, është gati për të arritur në brigjet jugore të Kinës.

Ky vit është sezoni më i  keq i shirave që nga viti 1998. Bilanci demeve është bërë i ditur në konferencën e parë të shtypit të një niveli të lartë të organizuar nga autoritetet kineze që nga fillimi i emergjencave: Shirat e dendur që prekën pjesën më të madhe jugore të vendit jane shtrire ne 27 provinca, 117 milion njerëz dhe detyruan 8 milionë  banorët të largohen nga shtëpitë e tyre. Një fatkeqësi që deri tani kap shifren e 142 milion juan deme materiale (afër 16 mln euro) si dhe ka shkatërruar 645 shtëpi.

Liu Ning, kreu i kontrollit të përmbytjeve kombëtare, pranoi se situata mbetet kritike, për shkak se ende nuk ka ardhur ajo stinë e vitit që tradicionalisht sjell shira të dendur në të gjithë vendin, në fund të korrikut dhe në fillim të gusht. “Në Kinën jugore, shiu është 30% më e lartë se mesatarja e të dhënat historike,” tha ai, duke shpjeguar se 230 lumenj të vendit kanë një nivel të ujit më të lartë se normalja dhe tani janë në nivele kritike (25 prej tyre, në nivele rekord ).

Sipas parashikimeve reshjet mund të shtrihen më tej në veri dhe pritet që edhe lumenjtë kryesorë të tillë si Huai, lumi i Verdhe dhe Songhua, mund të shkaktojnë të tjera përmbytje.

Top Channel