Njolla e zezë, gjigantët e naftës ndihmojnë Obamën

22/07/2010 11:40

Katër kompanitë më të mëdha të naftës në botë kanë bashkuar forcat për  krijimin e një sistemi për të ndaluar derdhjet e mundshme të naftës në Gjirin e Meksikës. Sipas “Wall Street Journal”, bëhet fjalë për një mënyrë për të rifituar mbështetjen e Shtëpisë se Bardhë pas fatkeqësië se shkaktuar nga shpërthimi i plataformës PB.

Kompanitë e përfshira janë Exxon Mobil, Chevron, Royal Dutch Shell dhe Conoco Phillips. Ndërmarrja e përbashkët ka për qëllim të mbrojë, të ndërtojë  dhe  të menaxhojë një sistem për ndërhyrjet emergjente e cila mund të mbledhë dhe të ruajë deri në 100.000 fuçi naftë deri në 3.000 metra thellësi.

Sistemi përbëhet nga anije të ndryshme për mbledhjen e naftës si dhe nga një sërë pajisje zhytjeje, në thelb programi është i ngjashëm me atë të zhvilluar nga PB gjatë tre muajve të krizës që shkatoi derdhja e naftës.

Kompanitë do të bëjnë një investim fillestar prej një miliard dollarësh në një sipërmarrje të përbashkët jo fitimprurëse të quajtur  Marine Well Containment Company.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA