Ministri i Jashtëm kosovar Skënder Hyseni, i cili ndoqi seancën e GJND-së mbi pavarësinë, ka deklaruar se pas opinionit pozitiv për Kosovën hapet një perspektivë e re.

Në një prononcim për mediat, Hyseni është shprehur se Kosova mbetet e hapur për të biseduar me Serbinë mbi cështjet teknike dhe vetëm si dy shtete të pavarura.

Hyseni ka shprehur gjithashtu bindjen e tij se vendimi i GJND-së nuk do të shërbejë si precedent.

“Tani presim që Serbia të vijë të flasë me ne për cështjet me interes të përbashkët. Pavarësia e Kosovës u konfirmua sot me vendimin e GJND-së. Nuk besoj se ky opinion do të ndikojë tek serbët e Republikës Serbe të Bosnjes. Rasti i Kosovës është unik dhe nuk krijon asnjë precedent”, ka deklaruar Hyseni.

Top Channel