Tjetër tragjedi hekurudhore në Spanjë/ Një tjetër tren del nga shinat në Barcelonë, humb jetën shoferi, plagosen 14 të tjerë
Pas muajsh të tërë akuzash dhe kundërakuzash vjen edhe prishja përfundimtare në marrëdhëniet diplomatike mes Venezuelës dhe Kolumbisë.
Tërheqja nga të gjitha raportet diplomatike mes dy vendeve amerikano-latine ka ardhur prej liderit të Karakasit, Hugo Çavez, i cili ka ndërmarrë hapin ekstrem pas asamblesë së jashtëzakonshme të Organizatës së Shteteve Amerikane.
“Jam i detyruar të njoftoj prishjen e marrëdhënieve me Bogotan pas asamblesë së jashtëzakonshme të OSHA-s në Uashington, ku ambasadori kolumbian Luis Alfonso Hojos akuzoi se të paktën 1500 guerrilas të FARC-ut strehohen në 87 lokacione në territorin venezuelian”, tha në deklaratën e tij për mediat vendase presidenti Çavez.
Marrëdhëniet mes Kolumbisë dhe Venezuelës, që nga ardhja në pushtet e Çavezit në Karakas kanë qënë të tensionuara. Kolumbia akuzon fqinjin e saj për strehim dhe ndihmë materiale ndaj rebelëve të FARC-ut, akuza këto që mohohen prej Venezuelës.
Ndërkaq pas vendimit për prishje të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje amerikano-latine, ka reaguar edhe Uashingtoni, i cili e ka cilësuar vendimin e Çavezit një vendim të nxituar dhe një mënyrë jo shumë e mirë për të reaguar.
Top Channel